Glauk Konjufca ngre në qiell Kurtin, lidhet me Skype nga Tirana
Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 20 September 2022
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ‘shpërthyer’ me lëvdata për kryetarin e VV’së,. Albin Kurti në tubimin ku Kurti po prezanton programin e tij për mandatin e ri.
Konjufca në pamundësi për të qenë prezent në këtë udhëtim, ai u lidh drejtpërdrejt me Skype nga Tirana.
Në fjalimin e tij hyrës, Konjufca e quajti Kurtin si ‘kryetar i tanishëm dhe i ardhshëm i VV’së’.
“I nderuari kryetar i tanishëm dhe i ardhshëm i Lëvizjes Vetëvendosje. Të dashur aktivistë, ,më vjen keq që nuk jam fizikisht aty me juve, por me shpirt e me zemer e me mendje. Ndodhem në Shqipëri për një vizitë zyrtare këtu. Por, më vjen mirë që jemi bashkë e të mund t’ju drejtohem.
Rrugëtimi Ynë nuk ishte shumë i gjatë, por me ngjarje e aktivitete nuk ishte rruga aspak e shkurt, e lehte, jo se jo. Sakrifica ka qenë në themelet e këtij rrugëtimit tonë të përbashkët.
Neve na besoi populli sepse jemi të drejtë, të pakorruptuar, kombëtar e të panënshtruar. Ne arritëm këtu ku jemi edhje falë një fakti tjetër shumë të rëndësishëm. Ne e patëm po ashtu një drejtues të pathyeshëm, dhe vizionar, shumë të përgatitun e të sinqert. Modest për vete dhe shumë i vendosur për të mirën e popullit, dhe ky është Albin Kurti. Në fund të viteve të 90-ta, kur populli ynë ndodhej përpara mizorisë së gjenocidit të Serbisë, ai e ndau fatin e vështirë bashkë me popullin e vet dhe pastaj si një i buirgosur politik ishte shembull i qendresës që frymëzoi edhe të tjerët me këtë qendrës. Gjithnjë ishte i gatshëm që ta jepte edhe jetën në ato rrethana. Pas themelimit të VV’së, edhe gjatë aktiviteteve tona të panumërta, ai ishte i pari i gatshëm për sakrificë, i pari që arrestohej dhe gjithsesi me imunitetin më të lartë në mesin tonë edhe ndaj presionit edhe ndaj privilegjit”, tha ai.
Madje Konjufca thotë se Kurti kurrë nuk drejton i vetëm, dhe këtë e thotë në cilësinë e një dëshmitari, pasi që ishte bashkëthemelues i VV’së së bashku me Kurtin.
“Më vjen mirë që jemi në këtë moment dhe që përpara nesh do ta kemi njeriun i cili na drejtoi deri këtu, por njeriu i cili kurrë nuk drejton i vetum dhe i vetmuar. Unë këtu po flasë si një dëshmitar, si një bashkëthemelues i VV’së, së bashku me Albin Kurtin, si një bashkaktivist, i cili kemi qenë në krahë të njëri tejtrit për gjatë gjithë kohës. Po e jap dëshminë time, që Albin Kurti nuk është njeri që drejton individualisht”, tha Konjufca.
Të tjera
-
Kërkohet paraburgim për policin i cili për 6 muaj ngacmoi sek *ualisht vajzën e mitur
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin p...
-
E frikshme në Shën Petersburg, autobusi me 20 pasagjerë “zhytet” papritur në lumë/Pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, kur një a...
-
Ambasada italiane përgëzon qeverinë për lehtësimin e procedurave për konvertimin e patentë shoferëve
Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësim...
-
Nis gjykimi kundër Milaim Zekës për kanosje ndaj prokurorit Shefkiu
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj, gazetarit, Milaim Z...
-
Agjenda e KiE mund të ndryshojë në minutën e fundit, thotë Rohde duke ftuar Kosovën për ‘hapin e guximshëm’
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka lënë të hapur mundësinë e ndry...
-
Gjobitet kompania që gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 5 maj përgjegjësi i një kompanie për...
-
Shtyhet gjykimi ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe tjerëve
Në mungesë të të akuzuarit Mensur Rama dhe avokatëve Imer Beka dhe Kimete Kra...
-
KE: Kosova kualifikohet për pagesa nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet
Komisioni Evropian (KE) ka thënë të premten se Kosova, njëlloj si vendet e tj...
-
Tërmet i fuqishëm në Tajvan
Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit të premten...
-
Osmani pas takimit me Sessions: Ligjvënësit amerikan vazhdojnë të jenë një zë jetik për Kosovën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bas...
-
Fatura milionëshe për Arkitektin e Kryeqytetit, Përparim Rama i reagon Sveçlës së LVV-së
Perparim Rama e ka akuzuar për manipulim me një faturë milionëshe shefin e Gr...
-
Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari se kanosi deputeten Kusari-Lila
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 400 euro gjobë Emin Latin, i ci...