Gjykata Speciale mund të zhbëhej me vetëm 31 vota
Autori: Gazeta inFokus
14:40 | 24 December 2017
Të premten mbrëma, e tërë Kosova ishte me sy e vesh kah Kuvendi i Kosovës, ku ishin mbledhur deputetë të pozitën e opozitës, njëra palë për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shfuqizonin Ligjin e Gjykatës Speciale, e pala tjetër për ta kundërshtuar një veprim të tillë.
Kjo tentativë erdhi pas rreth 16 mijë nënshkrimeve të mbledhura nga OVL të UÇK-së në peticionin e tyre për të rrëzuar Gjykatën Speciale.
Por, edhe pas dy tentimeve të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, për të mbledhur Kryesinë nga ku do të procedohej më pas në sallën e Kuvendit votimi për zhbërjen e Speciales, kjo gjë nuk ndodhi pasi nuk pati kuorum.
E pasi kjo dështoi, deputetë nënshkrues të kërkesës së 43 ligjvënësve të Kuvendit të Kosovës për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale thanë se nuk e ditën çfarë po votojnë.
Njëri nga ta doli të ishte deputeti i Nismës, Milaim Zeka, i cili e quajti “hile” peticionin e iniciuar nga deputetët e PDK-së për ta zhbërë Gjykatën Speciale.
Ai tha se deputetët u mashtruan për të marrë nënshkrimet e tyre.
“Na kërkuan nënshkrimet pa asnjë shkresë tjetër. Menduam se do të debatonim rreth peticionit, asgjë më shumë”, ka thënë Zeka.
Por, këtyre pretendimeve të deputetëve nuk po u beson Albert Krasniqi nga KDI. Ai thotë se deputetët e kishin të qartë se për çfarë po nënshkruanin, mirëpo, kjo, siç thotë ai, ka qenë e planifikuar.
Ky është postimi i Krasniqit:
Katër hapa për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale:
1. Thirr seancë të jashtëzakonshme përmes të paktën 40 nënshkrimeve të deputetëve;
2. Sigurohu që në sallë i ke të paktën 61 deputetë për të arritur kuorumin për mbajtje të seancës;
3. Sigurohu që 2/3 e deputetëve të pranishëm votojnë për shmangie nga Rregullorja e punës së Kuvendit, që gjithçka të shkoj me procedura të përshpejtuara;
4. Bindi të paktën shumicën e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë për shfuqizim të ligjit.
Edhe nëse keni përmbushur të gjithë këta hapa, Gjykatën Speciale nuk e keni shpërberë krejtësisht, pasi baza e ekzistencës së saj është e përcaktuar në Kushtetutë. Për ta bërë këtë ju duhet të ndryshoni Kushtetutën, që kërkon votat e 2/3 të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë 2/3 e deputetëve që mbajnë vende të garantuara.
Çfarë keni arritur të bëni me shfuqizimin e ligjit, është të pamundësoni ushtrimin e funksioneve të gjykatës.
Nëse dështoni qysh në fillim, thuani që deputetët nuk kanë ditur se çfarë po nënshkruajnë.

T� tjera
-
Nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë: “Femicidi është urgjencë kombëtare”
Me moton “Femicidi është urgjencë kombëtare”, ka nisur protesta kundër vrasje...
-
Bilanci ekonomik i Kurtit përballë statistikave: 374 milionë euro diferencë në BPV, pagat pa inflacion dhe deficiti tregtar në rritje
Qeveria e Albin Kurtit prezanton rritje rekord të ekonomisë, pagave dhe inves...
-
KOSTT njofton për ndërprerje të rrymës në një pjesë të kryeqytetit
KOSTT ka njoftuar me qëllim të intervenimit të domosdoshëm në TMRR të transf...
-
Haxhiu: Nuk do të lejoj gjuhën seksiste në Kuvend, do të ndërhyj ndaj çdo fyerjeje me bazë gjinore
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar gjuhën seksist...
-
Ymeri alarmon për importin e rrymës: Kostoja arrin rreth 124 mijë euro për një orë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për importin e vazhdu...
-
Rrënimet në Ujman, reagon Ambasada e SHBA-së: Zbatimi selektiv i rregulloreve ose shpërfillja e procesit ligjor s’kontribuon në stabilitet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë thënë se zbati...
-
Raporti i Kurtit për sukseset qeveritare, Bajrami ia rendit premtimet e parealizuara
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Kurti pas publ...
-
Kurti i bindur se ua ndreqi punët popullit që ankohet: Rritja ekonomike po ndihet në jetën e qytetarëve
Kryeministri Albin Kurti publikoi mëngjesin e sotëm një dokument me “të arrti...
-
Sociologu Sumiçi për rastet alarmante të dhunës seksuale: Shoqëria ende fajëson viktimën dhe krijon një kulturë të heshtjes
Nisja e fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore” e gjen Kos...
-
Sindikata e Doganës dënon sulmin ndaj oficerit doganor në qytetin e Podujevës
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) ka dënuar sulmin e raportuar ...
-
AGK-ja e ngjyros logon në portokalli në shenjë të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i është bashkuar fushatës globale “...
-
ALARMANTE: 610 raste të dhu*nimit dhe mbi 1,000 raste të ngacmimit e sulmit sek*sual në Kosovë
Dhuna seksuale në Kosovë ka marrë përmasa alarmante, me mbi 1,600 raste të re...
































