Gjykata i cakton arrest shtëpiak 41-vjeçares që prezantohej si dietologe në Tiranë
Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 16 October 2022
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi për dietologen e arrestuar tre ditë më parë, Silvana Balliu.
Gjatë seancës, 41-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Ndërsa avokati mbrojtës, Jordan Daci, kundërshtoi pretendimet e prokurorisë se klientja e tij është e dyshuar për mashtrim.
Silvana Balliu u arrestua më 13 tetor në kuadër të operacionit “Dietologia”.
41-vjeçarja administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.
Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasja Silvana prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefonin e saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Nga investigimi i “Piranjave” në ABC rezultoi se nuk ka laborator të certifikuar që kryen analizën e intolerancës ushqimorë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut./Abcnews.al/
Të tjera
-
SBAShK-u i çon në det 440 anëtarë të saj
Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se 440 anëtarë të kësaj sindikate ...
-
Haxhiu e Sveçla vizitojnë policinë, ritheksohet zotimi që të kërkohet drejtësi për kr*met e luftës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, X...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori Bajrami: Pa njohje reciproke, s’mund të ketë normalizim
“Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, kështu ka thënë ambasador...
-
“Elitarët” e Policisë së Kosovës dhurojnë gjak në Prishtinë
Në Prishtinë është duke u mbajtur një aktivitet për dhurimin e gjakut. Ati...
-
Dita e Flamurit të ShBA-së, uron Haradinaj: Urime Amerikë!
Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë Ditën e Flamurit, duke përkujtu...
-
Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse të shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse...
-
Biden “humbet” sërish! Meloni nxiton për ta ndihmuar, e çon pranë liderëve të tjerë për të bërë foto
Presidenti 81-vjeçar i SHBA-ve, Joe Biden, u pa duke u larguar gjatë një ...
-
Kryetari i Pensionistëve: Qeveria do t’i rrisë pensionet afër zgjedhjeve
Me qasjen e Qeverisë Kurti nuk janë aspak të kënaqur pensionistët, thotë krye...
-
Policia tregon se çka gjeti në shtëpitë e të dyshuarve në aksionin në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm në Zubin Potok...
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave të përfshirë në një vjedhje në Prishtinë (PAMJE)
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga...
-
Dokumentar: Rrëfimi për çlirimin e Kosovës
Çlirim Rama këtë 12 qershor mbushi 25 vjet jetë. Datëlindjet e të riut nga Pr...
-
Petkoviq: Kurti po zbaton spastrim etnik në veri të Kosovës
Drejtori i zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se “kryemini...