Gjykata e dënon me 5 mijë euro zyrtarin e Komunës së Kllokotit
Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 20 April 2022
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A.E..
I akuzuari në muajin janar të vitit 2018, “në fshatin Pozhoran, Komuna e Vitisë, si person zyrtar – këshilltar i Kryetarit të Komunës së Kllokotit, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe Komunën e Kllokotit dhe shkaktimit të dëmit operatorit ekonomik “NTP Blina”, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, në atë mënyrë që shkon tek operatori në fjalë dhe kërkon inventar për objektin e Komunës së Kllokotit dhe me të njëjtin arrin marrëveshje verbale dhe i premton se me vonë do të zbatohen procedurat ligjore dhe do të bëhet pagesa nga komuna, të cilin inventar e vendos në objektin e ri të komunës, ndërsa komuna nuk e kryen obligimin pasi që nuk janë përfillur procedurat e prokurimit dhe kjo pagesë nuk është kryer, me këtë i është shkaktuar dëm operatorit ekonomik në vlerë 4.460 Euro”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
“Me këto veprime, i akuzuari A. E. ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve të akuzuarin e shpall fajtor dhe e dënon në kohëzgjatje prej 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë burgim.
Me propozim të akuzuarit, dënimi i shqiptuar me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 5.000 (pesë mijë) Euro”, njofton tutje gjykata.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.
Të tjera
-
350 kandidatë i nënshtruan testit për pozitat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues,...
-
Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna
Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regj...
-
Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvill...
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...
-
Parashikimi i motit për pesë ditë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen ...
-
Vizita e nënsekretares Allen në Kosovë, DASH del me njoftim për takimin me Presidenten Osmani
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar sot n...
-
Kapen kosovari e serbi në Zvicër me pasaporta kroate false, punuan si murator
Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndr...
-
Kurti i shpreh keqardhje zyrtares amerikane që Kosova s’u fut në agjendë për anëtarësimin në KiE
Kryeministri Albin Kurti ia ka shprehur Nënsekretares amerikane të Shtetit pë...
-
Forca detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në operacionet e ...
-
Kurti: Amerika është mikja dhe partnerja jonë historike
Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me nënsekretaren e Departamentit të...