Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin ndaj dy të akuzuarve për mashtrim
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 12 February 2023
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj të akuzuarve Salih dhe Lutfi Zariqi, të cilët nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në shkurt të vitit 2022 ishin liruar nga akuza për mashtrim.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i cili rezulton të jetë marrë më 19 dhjetor 2022, thuhet se Apeli ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me ç’rast e ka anuluar aktgjykimin e shkallës së parë dhe çështjen e ka kthyer në rigjykim dhe vendosje.
Kolegji i Apelit pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe aktgjykimit të atakuar, thuhet se ka gjetur dhe ka vërtetuar se aktgjykimi është përfshirë me shkelje esenciale, e të cilin e bëjnë kundërthënës me saktësinë e dëshmive që janë kundërthënëse në mes vete dhe me faktet ekzistuese.
Tutje, në vendim thuhet se gjykata e shkallës së parë gjatë shqyrtimit dhe analizimit të të gjitha dëshmive dhe provave materiale, është dashur që të verifikojë- vërtetojë procesverbalin “Zapisnik o usmenoj raspravi”, të datës 10 shkurt 1992.
Më tutje, në vendimin e Apelit thuhet se aktgjykimi i ankimuar nuk është përpiluar sipas ligjit, dispozitivi i të njëjtës është i paqartë dhe nuk përputhet me arsyetimin e aktgjykimit.
Sipas këtij vendimi, aktgjykimi i Themelores është nxjerrë me shkelje esenciale të dispozitave ligjore, me arsyetimin se nuk janë precizuar cilat kanë qenë veprimet e të akuzuarve Lutfi dhe Salih Zariqi dhe se nuk është bërë elaborimi i fakteve dhe dëshmive të dhëna.
Apeli ka propozuar që në rigjykim, gjykata e shkallës së parë duhet të veprojë me vërejtjet e theksuara në vendim, pra t’i shtjellojë provat gjegjësisht, dëshminë e dëshmitarëve, të palës së dëmtuar dhe të akuzuarve, të bëjë përpjekje për sigurimin e procesverbalit me emrin “Zapisnik o usmenoj raspravi”, si dokument origjinal apo të noterizuar, si dhe provat tjera materiale për të konstatuar, gjetur dhe vërtetuar gjendjen faktike dhe jofaktike të kryerjes apo moskryerjes së veprës penale.
Ndryshe, kundër aktgjykimit të shkallës së parë, ankesë kishte parashtruar edhe pala e dëmtuar Hasime Dushullovci, mirëpo e njëjta është hudhur poshtë si e palejuar nga Apeli, me arsyetimin se është paraqitur nga ana e palës së paautorizuar në kundërshtim me nenin 381, par. 3 të KPRK-së, ku pala e dëmtuar mund të ushtrojë ankesë vetëm për vendimin e gjykatës lidhur me sanksionet penale dhe atë për veprën penale kundër jetës dhe trupit, kundër integritetit seksual, kundër sigurisë së trafikut publik dhe shpenzimeve të procedurës penale, e jo për bazat tjera ligjore.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, më 14 shkurt 2022, i kishte liruar nga akuza për mashtrim të akuzuarit Salih dhe Lutfi Zariqi, pasi nuk ishte provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale që iu vihej në barrë.
Sipas aktakuzës së ngritur në shtator të 2017-ës, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Salih dhe Lutfi Zariqi po akuzohen se prej 10 shkurtit 1992, në vazhdimësi deri më sot ku zhvillohet procedurë civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me anë të paraqitjes së fakteve të rreme e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në bashkëkryerje me marrëveshje paraprake kundërligjshëm kanë arritur që të bëjnë ndërrimin e pronarit të paluajtshmërisë në ish-Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Aktakuza thotë se i pandehuri Salih Zariqi pasi që më parë kanë përpiluar dokumentin publik të falsifikuar, konkretisht procesverbalin e titulluar “Zapisnik o Usmenojraspravi” dhe më tutje këtë procesverbal e kanë përdorur si dokument të vërtetë në bazë të së cilit është marrë aktvendimi me numër T.nr.64/04 dhe paluajtshmëria ngastra kadastrale nr.2708/2 në sipërfaqe prej 47.48 ari nga ish-Kuvendi Komunal, kishte kaluar në emër të të pandehurit Lutfi Zariqi.
E më pas, sipas aktakuzës, të pandehurit përmes këtyre dokumenteve të falsifikuara kishin filluar procedurë konstestimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë me anë të paraqitjes së fakteve të rreme, me qëllim për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, në këtë rast palës së dëmtuar H.D, procedurë e cila vazhdon edhe sot e tutje.
Me këtë, Salih dhe Lutfi Zariqi po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrim” nga neni 335, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, ku kryerësi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në tri vjet. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...