Fun & Video

Gjoba të mëdha nëse kaloni rrugën duke dërguar mesazhe

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 27 October 2017

Përdorimi i celularit në rrugë është bërë shkaktar i shumë aksidenteve. Prandaj kalimi i rrugës duke dërguar mesazhe mund t’ju kushtojë shtrenjtë nëse ndodheni në Hawaii.

Një ligj i ri është bërë për qytetin e Honolulu, ku policia mund të gjobisë kalimtarë me 35 dollarë pasi kalojnë në vijat e bardha kur sytë i kanë në celular.

Sipas New York Times, gjoba mund të arrijë deri në 99 dollarë nëse ndodh për disa herë. Ndërkohë ky nuk është vendi parë në Amerikë që ka rregullta të rrepta për këmbësorët. Në NewJersey, gjoba mund të arrijë nga 50 dollarë deri në burg.

-Advertisement-

Këto vende kanë vendosur që të miratojnë këto ligje prej numrit të madh të viktimave që raportohen cdo vit si pasojë e përdorimit të celularit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera