Gjithçka gati për ndeshjen, Kosovë – Maqedoni
Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 13 September 2018
Sot me fillim nga 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja në mes Kosovës dhe Maqedonisë në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura në aspektin organizativ, derisa Kombëtarja jonë është më se e motivuar për ndeshjen e sotme.
Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha beson se me përkrahjen e tifozëve Përfaqësuesja jonë do t’ia dal të dëshmojë lojë të mirë dhe kështu të nxjerrin rezultat pozitiv.
Ai ka bërë thirrje tek të gjithë adhuruesit e sportit që të vijnë në numër sa më të madh në ndeshjen e sotme, sepse sipas tij Kosova e meriton një gjë të tillë.
“Jemi përgatitur mjaft mirë, e dimë rëndësinë e ndeshjes, do të luajmë para publikut tonë dhe shpresojmë se palestra do të mbushet, sepse presim përkrahje shumë të madhe”.
”Jemi shumë të motivuar, Maqedoninë e kemi mposhtur vitin e kaluar, andaj mund ta mposhtim prapë para shikuesve tanë”.
”Trajneri i ri është me ne, është një freski për ekip, ka bërë një punë shumë të mirë me ne. E dimë se çfarë ka qenë kur ka luajtur basketboll, dhe eksperiencën e tij na e ka përcjell neve”.
”Maqedonia ka disa ndryshime në ekip, por ne jemi një ekip i ri dhe definitivisht jemi më të shpejtë dhe më të motivuar. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë me dy stile të ndryshme të lojës, por unë kam besim të madh tek të gjithë dhe jam shumë optimist për gjithë atë që do ta shfaqim në parket të enjten”.
Të tjera
-
Çka thuhet në letrën e Gërvallës për Asociacionin që iu dërgua Këshillit të Evropës?
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka njoftuar se i ka dërguar nj...
-
Gjendet një mjet i dyshimtë në Mitrovicë
Një person ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve ka hasur në një mje...
-
Nëntë raste të dhu*nës në familje brenda një dite në Kosovë
Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 48 orëve të fundit në K...
-
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë
Reagime të shumta kanë nisur pasi Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se ë...
-
Qëllohet me ārmë një veturë në Fushë Kosovë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes
Një person ka raportuar dje pasdite në polici se derisa ka qenë në veturë me ...
-
Gërvalla: Qeveria zotohet që deri në fund të majit ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka njoftuar se i ka dërguar nj...
-
Vizitë dy ditore në Pekin, Putin takohet me presidentin Xi: I lumtur që jam mes miqsh dhe partnerë të besuar, Kina dhe Rusia…
Putin dhe Xi kanë shtrënguan duart në një ceremoni mirëseardhjeje jashtë Sall...
-
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”
Mos konsumoni biskotat “Milka XL” me datë skadence 20.07.2024, pasi përmbajnë...
-
Dita e dytë e Samitit rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të jetë pjesë e Samitit rajonal të lid...
-
Bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit
Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. ...
-
Shqipëria instalon kamera përgjatë kufirit me Kosovën për të frenuar emigrantët e bandat kriminale
Shqipëria ka instaluar një rrjet “të sofistikuar” kamerash përgjatë kufirit t...
-
Nënkryetarja e Leposaviqit: Përmes strukturave paralele, Beogradi po krijon kaos tek serbët e Kosovës
Në komunat në veri të republikës së Kosovës është kthyer qetësia dhe deri dik...