Lajme

Gjini: Po të ishte Kosova e kapur nga mafia, Kurti nuk do t’i fitonte zgjedhjet kurrë

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 17 October 2022

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se po të ishte Kosova vend i kapur nga mafia, kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk do të mund t’i fitonte zgjedhjet.

Në Pressing të T7, Gjini ka thënë se nga viti 2010, në Kosovë nuk janë vjedhur zgjedhjet.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se po të ishte Kosova vend i kapur nga mafia, kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk do të mund t’i fitonte zgjedhjet.

-Advertisement-

Në Pressing të T7, Gjini ka thënë se nga viti 2010, në Kosovë nuk janë vjedhur zgjedhjet.

“Me pas mafi në Kosovë kurrë nuk kish ardhë në shprehje me i fitu zgjedhjet Albin Kurti. Prej vitit 2010 në Kosovë nuk janë vjedhë zgjedhjet. Prej 2010 në Kosovë qytetarët nuk janë detyru me votu”, është shprehur Gjini.

Deklaratat e partisë në pushtet që mafia ka kapur disa prej komunave në Kosovë, Gjini i ka quajtur fëmijërore.

“Cila mafi ka zbrit në komuna? Mua m’u kanë dukur fëmijërore ato deklarata. Mua nuk më ka votuar mafia, por qytetarët e Gjakovës, ata që bindshëm e kanë votuar Albin Kurtit. Praktikisht, ai po i fyen qytetarët”, ka thënë ai.

Gjini ka kritikuar qeverinë për ngathtësi në përkrahjen e projekteve. Megjithatë, sipas tij, pse ky vit po zhvillohet më ngadalë, janë edhe krizat e ndryshme që lidhen me çmimet dhe luftën në Ukrainë.

“Ky vit është më i ngadalshëm se secili vit tjetër. Ka shumë arsye, nuk është vetëm qeveria, janë krizat me çmime. Qeveria, megjithatë, ka mujtë me i qelë rrugët për me ecë projektet më shpejt”, ka thënë ai”, ka deklaruar Gjini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera