Lajme

Gjimnazistët e Vushtrrisë shembull i rinisë

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 11 December 2018

Nxënësit e gjimnazit “Eqrem Çabej” kanë marrë inciativë për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

Këta të rinjë kanë filluar grumbullimin e gjërave që mund t’u hyjnë në punë atyre që nuk kanë mundësi t’i kenë ato, siç janë lodrat, rrobat, dhe materiali shkollor.

Kjo iniciativë është ndërmarrë nga mësimdhënësi Mentor Mani dhe nxënës të Gjimnazit “Eqrem Çabej”, të cilët tashmë veçse kanë filluar punën vullnetare për t’u ndihmuar nevojtarëve.

-Advertisement-

Ky aksion do të zgjasë deri më 18 Dhjetor, andaj këshilli organizativ i këtij aksion fton të gjithë ata që munden të ndihmojnë me gjëra të tilla si Rroba, Lodra, dhe fletore, e madje edhe të holla.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera