Sport

Gjiganti anglez shpreh interesim për Asension, i cili pritet të largohet këtë verë nga Real Madridi

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 31 July 2022

E ardhmja e Marco Asensios është ende e paqartë.

Reprezentuesi spanjoll është i lidhur me një largim nga Real Madridi këtë verë, por ai u aktivizua në ndeshjet para-sezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, për Asension vazhdon të raportohet se nuk është në planet e klubit dhe trajnerit, Carlo Ancelotti, për sezonin e ardhshëm – transmeton Express.

-Advertisement-

“Mundo Deportivo” ka raportuar se Manchester United ka shprehur interesim për 26-vjeçarin, pasi trajnerin Erik ten Hag dëshiron të përforcohet ende në fazën e sulmit.

Në anën tjetër, edhe Real Madridi e preferon shitjen e Asensios këtë verë, pasi ai mund të largohet me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Ish-futbollisti i Malagas me “Los Blancos” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Për Marco Asension thuhet se interesim kanë shfaqur edhe Liverpooli e Milani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera