Lajme

Gjermania zgjeron rregullat e karantinës për vendet fqinje

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 30 October 2020

Qeveria gjermane shpalli sot Kroacinë, Slloveninë, Hungarinë, Bullgarinë dhe Qipron, si zona me rrezik të lartë për COVID-19, që do të thotë se udhëtarët që hyjnë në Gjermani nga ato rajone do të duhet t’i nënshtrohen një karantine, nëse nuk mund të paraqesin një rezultat negativ testi COVID-19 të kohëve të fundit.

Pothuajse e gjithë Austria është shtuar në listën e zonave me rrezik të lartë, duke përjashtuar vetëm dy rajone të vogla, raporton ATSh.

Për Italinë, rregullat janë zgjeruar për të mbuluar pothuajse të gjithë vendin.

-Advertisement-

Tani për tani,vetëm Kalabria përjashtohet nga rregullat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera