Lajme

Gjermania ofron viza të përkohshme për viktimat e tërmetit turk dhe sirian

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 12 February 2023

Njerëzit e prekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri do të lejohen të qëndrojnë përkohësisht me të afërmit në Gjermani.

“Kjo është ndihmë emergjente”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, për gazetën Bild të shtunën.

“Ne duam të lejojmë familjet turke ose siriane në Gjermani që të sjellin të afërmit e tyre të afërt nga zona e fatkeqësisë në shtëpitë e tyre pa burokraci”.

-Advertisement-

Ajo tha se kjo do të bëhet me viza të rregullta, të cilat do të lëshohen shpejt dhe do të mbeten të vlefshme për tre muaj.

Vendimi vjen pasi numri i të vdekurve nga tërmetet i kaloi 33 mijë. Miliona njerëz janë zhvendosur në të dy vendet.

Rreth 2.9 milionë njerëz me origjinë turke jetojnë në Gjermani, me më shumë se gjysma me kombësi turke.

Komuniteti sirian është gjithashtu i madh dhe vlerësohet në 924 mijë, që kur ish-kancelarja gjermane Angela Merkel hapi kufijtë për refugjatët në 2015 dhe 2016.

Kishte 118 mijë sirianë në Gjermani në vitin 2014./Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera