Lajme

Gjenerali rus që kreu krime në Siri, është vënë në krye të luftës në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 09 April 2022

Gjenerali rus Aleksandër Dvornikov, është vendosur në krye të pushtimit rus, pasi Rusia nuk arriti ta merrte nën kontroll Kievin ashtu siç e kishte paramenduar.

Siç raporton Sky News, gjenerali Dvornikov ka qenë i lidhur me disa nga mizoritë më të këqija të kryera nga forcat e Bashar al Asadit të mbështetura nga Rusia në Siri, transmeton Klankosova.tv.

Në një intervistë për Sky News, ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi, Sir Roderic Lyne, ka thënë se arsyeja e vënie në krye të ushtrisë ruse është se ata [ushtria ruse] janë ri-koncentruar në jug dhe në lindje të Ukrainës.

-Advertisement-

“Ata kanë emëruar një gjeneral të ri me një histori mjaft të egër në Siri, në përpjekje për të fituar të paktën një territor në Donetsk që Putini mund ta paraqiste si fitore”, është shprehur Lyne, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera