Lajme

Gjendje alarmante në Mitrovicë, banorë të shumtë pa strehë – flenë nëpër vetura

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 21 January 2023

Burrat e nëntë familjeve Latifi nga Lisica e Mitrovicës së Jugut që u prekën nga përmbytjet e fundit, strehë tash e tre ditë e kanë qiellin e hapur.

Ata thonë se veturat po i shfrytëzojnë për të bërë gjumë natën.

Kjo ngase niveli i ujit nuk ka rënë në oborret e shtëpive të tyre dhe qasjen e kanë krejt të pamundur në to.

-Advertisement-

Këta thonë se tek këtë të shtunë janë vizituar nga komuna dhe ndihmuar me pako ushqimore dhe ujë.

Megjithëkëtë, nuk dinë se kah do t’ia mbajnë meqë edhe para 2 vjetësh janë goditur po në këtë mënyrë.

Veçse, për këtë gjendje fajësojnë faktorin njeri dhe ndërhyrjet që janë bërë në lumenjtë e qytetit.

Dëmet e mëdha që ju janë shkaktuar këtyre familjeve përfshijnë edhe veprimtarinë e bletarisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera