Lajme

Gjendja e autobusëve, e pakënaqshme

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 27 July 2021

Eksperti për çështje të komunikacionit, Muhamet Krasniqi, drejtor i kolegjit Tempulli në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga ajo që shihet në komunikacion, jo rrallë lindin dyshime, qoftë për autobusë të caktuar, nëse ata janë në gjendje të rregullt teknike, por edhe për shoferët të caktuar.

“Ne nuk mund të jemi të kënaqur me nivelin, me gjendjen teknike të automjeteve, por njëkohësisht edhe me kompetencën profesionale të shoferëve, si dhe me infrastrukturën rrugore në Kosovë. Këta shoferë, përveç që duhet të kenë kategorinë përkatëse të ngasjes, të bazuar në ligj, ata duhet të mbajnë edhe trajnime të vazhdueshme, në mënyrë që të njoftohen me të rejat dhe me plotësimin eventual të konventave, që janë të dedikuara për atë lloj transporti”, thotë Krasniqi.

Ai shton se bazuar në legjislacionin vendor, por edhe atë ndërkombëtar, automjetet që ofrojnë shërbime në transportin publik, në këtë rast të udhëtarëve, janë të obliguar që përveç kontrollit të rregullt teknik, duhet të kryejnë edhe kontrollin teknik periodik, të paktën dy herë në vit, transmeton Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera