Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 26 May 2022

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së mërkurës në Klinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit të policisë, ne vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësore, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Policia ka njoftuar se viktima është shtetas i Shqipërisë.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në rpoartin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera