Lajme

Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 08 January 2023

Një burrë 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 01:40 në shtëpinë e tij në rrugën “UÇK” në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në  vendin e ngjarjes (në  shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës (mashkull 61 vjeç) është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisë një hetim për këtë rast”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera