Lajme

Gjendet një mjet shpërthyes në Kaçanik

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 14 April 2022

Mesditën e së martës një burrë ka njoftuar se përderisa ishte duke punuar afër urës së fshatit Dubravë të Kaçanikut, kishte hasur në një mjet të pa shpërthyer, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë tërheqjen e mjetit të pashpërthyer.

Gjithashtu, në raportin 24 orësh të policisë nuk është raportuar për ndonjë incident.

-Advertisement-

“Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të pashpërthyer. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera