Lajme

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Luboten, ndërhyjnë FSK-ja dhe KFOR-i

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 28 July 2026

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të dielën, më 27 korrik 2026, në zonën e Parkut Nacional në Luboten

Sipas raportit policor, një qytetar kosovar ka njoftuar policinë pasi, derisa ishte duke mbledhur boronica në një fushë, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, ndërsa më pas kanë ndërhyrë njësitë për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-it.

-Advertisement-

Pas ekzaminimit, mjeti është tërhequr në mënyrë të sigurt, pa u raportuar asnjë incident./

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy