Lajme

Gjendet i vdekur një person në Kçiq të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 15 January 2023

Një person është gjetur i vdekur afër lumit Sitnica në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës i cili ka deklaruar se me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktmës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetë pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Zahiti.

-Advertisement-

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera