Sport

Gjendet i vdekur futbollisti i Lokomotivës

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 03 December 2018

Futbollisti i ekipit nga Rusia Lokomotiva Alexey Lomakin është gjetur i vdekur, ka njoftuar ekipi rus.

Lajmi për zhdukjen e Lomakin u bë publik më 30 nëntor kur nëna e tij e kishte lajmëruar policinë se ai ka shkuar në klub për kontrolle mjekësore dhe nga ajo ditë nuk ka pasur kontakt me të.

 

-Advertisement-

Ajo kishte tentuar ta merrte në telefon, por në vend të futbollistit ishte lajmëruar një shofer taksie i cili i tha se ai e kishte harruar telefonin në taksi.

“FC Lokomotiv me pikëllim njofton se futbollisti Alexey Lomakin ka vdekur në Moskë. Hetimet janë duke vazhduar. Ne jemi shokuar nga kjo tragjedi. FC Lokomotiv shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të Alexey” thuhet në njoftimin e klubit në Twitter.

Lomakin ka qenë duke u shëruar nga lëndimet që kishte marr muajin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera