Lajme

Gjendet i gjallë në pusetë 8-vjeçari i zhdukur prej 8 ditësh në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 29 June 2022

Një djalë tetëvjeçar është gjetur i gjallë në një pusetë, pas 8 ditësh i zhdukur në Gjermani.

Mediat e huaja raportojnë se djaloshi tetëvjeçar me aftësi të kufizuara, u zhduk më 17 qershor nga Oldenburgu i Gjermanisë, teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë dhe u gjet 300 metra larg shtëpisë në gjendje të dehidratuar dhe hipotermie.

Policia përjashton hipotezën e rrëmbimit dhe beson se fëmija mund të jetë ngjitur vullnetarisht në një tub kullimi pranë shtëpisë dhe më pas ka humbur orientimin brenda tubave të kanalizimeve. Kërkimet e policisë kishin nisur menjëherë, por pa rezultat. Ai u gjet nga një kalimtar i rastit, i cili dëgjoi rënkime që vinin nga poshtë pusit dhe lajmëroi autoritetet, shkruan a2news.

-Advertisement-

Pas mjekimeve të para në vendin e zbulimit, fëmija është shtruar në spital, pa lëndime të rënda, por në gjendje të lehtë hipotermie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera