Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 29 October 2020
Në varrezat e shqiptarëve myslimanë në veri të Mitrovicës janë gjetur eshtrat e dy personave të viktimave të luftës, ndërsa po bëhet përpjekjeje edhe për gjetjen e eshtrave të personit të tretë.
Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për Persona të Pagjetur.
“Sot jemi rikthyer për të katërtën herë në lokacionin e varrezave të shqiptarëve myslimanë në veri të Mitrovicës të gjetjes së viktimave të luftës. Si rezultat i gërmimeve të realizuara sot janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të të paktën dy personave viktimave të luftës. Për momentin është duke u bërë përpjekje edhe për gjetjen e personit të tretë që mund të jetë një nga personat e zhdukur, por megjithatë të shohim dhe duhet ende edhe pak kohë në qoftë se do të arrijnë të gjejmë dhe zhvarrosim edhe këto pjesë mortore”, tregoi Gara për KosovaPress.
Gara ka theksuar se si rezultat i gërmimeve për gjatë tre muajve janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore për gjashtë viktimat e luftës.
“Si rezultat i katër këtyre aktiviteteve gërmuese gjatë këtyre tre muajve muaji gusht, shtator dhe dy aktivitete të muajit tetor deri më tani janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore për gjashtë viktima të luftës”, tregon Gara nëpërmjet telefonit.
Ndërkaq, ai ka treguar edhe për vështirësitë meqë gërmimet po bëhen brenda varrezave e ku duhet kujdes i shtuar për të evituar zhvarrosjen e eshtrave që nuk i përkasin viktimave të luftës.
“Sigurisht që vështirësitë tani janë evidente në raste të tilla për shkak se është hapësirë brenda varrezave dhe punohet me shumë kujdes për të evituar mundësin e zhvarrosjes së eshtrave që nuk i përkasin viktimave të luftës që do të thotë është më se e nevojshme që të jetë informacioni sa më i saktë, në këtë rast po flas edhe për mundësinë e informatave nga arkivat e ish-institucioneve të Serbisë dhe është shumë me rëndësi me potencu që duhet të bëjë thirrje tek qytetarët që kanë varrosur të afërmit apo familjarët e tyre pas luftës në këtë hapësirë të varrezave por edhe varrezave tjera të qyteteve të mëdha në rast të hasjes në eshtra ose mbetje mortore atëherë gjithsesi të njoftojnë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës”, theksoi Gara për Kosovapress.
Të tjera
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...