Lajme

Gjakovë: Arrestohet një person, i gjendet një pistoletë pa leje

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 16 January 2023

Policia e Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi gjatë patrullimit të zakonshëm, i gjetën një pistoletë me dy karikatorë dhe 26 copë fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policorë në Gjakovë, derisa kishin qenë duke patrulluar në rrugën “Migjeni”-Gjakovë, kishin ndaluar një veturë të cilën e ngiste i dyshuarit P. SH., i lindur në vitin 1977, shtetas i Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit, janë gjetur një pistoletë BERETTA me dy karikator dhe 26 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera