Lajme

Gjakovë: Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 28 January 2023

Një burrë është arrestuar sot në fshatin Firajë të Gjakovës për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia ka informuar se të arrestuarit i është gjetur një pushkë gjysmë automatike.

“Stacioni Policorë-Gjakovë në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, me datën 28.01.2023 ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Firajë-Gjakovë. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë gjysmë automatike. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar personi R. K., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.”, ka bërë të ditur PK.

-Advertisement-

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, ka informuar tutje Policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera