Lajme

Gjakovari e rrah motrën pasi nuk i dha para për të blerë drogë

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 03 May 2021

Një vajzë në Gjakovë ka raportuar në Policinë e Kosovës se vëllai i saj e ka sulmuar atë fizikisht pasi e njëjta nuk i dha atij para për të blerë substanca narkotike.

Sipas policisë viktimë nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga policia, shkruan Gazeta inFokus.

“DHUNË FAMILJARE

-Advertisement-

Gjakovë 02.05.2021 – 08:30. Viktima femër kosovare raporton se vëllai i saj i dyshuari mashkull Kosovar kishte kërkuar të holla për të blerë narkotik pasi që dyshohet se është konsumues. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera