Gërvalla thotë se opozita s’po di çka po do, “freskimin” me ujë e quan të mirëseardhur: Ishte nxehtë
Autori: Gazeta inFokus
14:14 | 14 August 2026
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për incidentet në kuvend ku asaj bashkë me deputeten e VV-së, Arbërie Nagavcin, iu hodh ujë nga deputetet e PDK-së dhe të AAK-së.
Gërvalla tha se politika bëhet me mjete të ndryshme, por sipas saj, është e rëndësishme që të mos e humbasin arsyen në asnjë prej aksioneve politike, duke shtuar se për fat të mirë, atë ishte edhe nxehtë dhe se freskimi me ujë nuk ishte ndonjë dëm i madh.
“Unë u mundova edhe atë ditë brenda sallës së kuvendit, në një situatë jashtëzakonisht të zhurmshme, u mundova të kontribuojë që të iu them se zgjidhja gjendet në tavolinë, ejani ulemi të bisedojmë, mirëpo nuk e pata përshtypjen që dikush ishte në kërkim të zgjidhjes. Donin të bënin zhurmë, është në rregull, opozita është opozitë. Unë nuk e gjykoj askënd. Për fat të mirë ishte edhe nxehtë, freskimi me ujë nuk është që ishte ndonjë dëm shumë i madh, mirëpo shumë e rëndësishme është që të gjithë kemi familje, kemi rreth shoqëror, rreth familjar dhe jam e bindur se ashtu si neve, rrethi ynë shoqëror na thotë ‘aman, gjejeni një zgjidhje, sepse nuk janë zgjidhje zgjedhjet’. Prandaj, ka ardhur koha që të gjithë bashkë të tregojmë seriozitet”, tha Gërvalla, raporton KosovaPress.
Gërvalla pas diplomimit të 100 kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës foli edhe për çështjen e presidentit dhe qëndrimet e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që kjo e fundit të qëndrojë në opozitë.
Ajo u shpreh se shpreson që LDK-ja të kontribuojë në zgjedhjen e një presidenti konsensual, kërkesë kjo që sipas saj, ishte shprehur nga VV-ja që në fillim të bisedimeve.

T� tjera
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...
-
Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën njofton se...
-
Policia njofton dy ekstradime drejt Kosovës, një nga Shqipëria dhe një nga Franca
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, në koordinim dhe bash...
-
Ligji për Specialen votohet të enjten, të njëjtën ditë seancë e re per buxhetin dhe 10 pika tjera
Të enjten pritet të votohet ligji për Gjykatën Speciale. Siç merr vesh Gazeta...
-
Lojërat Mesdhetare, Rama fajëson sërish Qeverinë: Nuk i përmbushi detyrimet, as pagesën kontraktuale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtoi kritika ndaj Qeverisë së Kosovë...

































