Gërvalla: Serbia shkakton konflikte artificiale, s’ka forcë që na shantazhon
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 30 December 2022
Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz duke komentuar tensionet e krijuara në veri, deklaroi se Serbia nuk e ka dëshirën e mirë për t’i zgjidhur çështjet me dialog.
Sipas zv.kryeministres Gërvalla, Serbia shkakton konflikte artificiale, sikurse ishte çështja e targave, dhe i çon më pas në konflikte reale, ashtu sikurse ndodhi me barrikadat në veri të Kosovës.
Gërvalla theksoi se nuk ka forcë që e shantazhin Kosovën, ndërsa shprehu bindjen se beteja e ardhshme do ketë si rezultat përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. Për Gërvallën, dialogu Kosovë-Serbi nuk ecën përpara pa njohjen reciproke.
“Raportet me Serbinë t’i ndërtojmë mbi baza parimore. Serbia nuk ka konsensus t’i zgjidhë me dialog, përveç njohjes së ndërsjelltë që do i hapte rrugë rajonit për një bashkëpunim më të thellë mes shteteve tona. Serbia shkakton konflikte artificiale, siç ishte konflikti rreth targave, dhe i çon në konflikte reale, sikurse janë barrikadat. Nuk ka forcë që e shantazhon Kosovën. E dimë që s’është e lehtë, por është betejë që do të ketë si rezultat që marrëdhëniet mes rajonit të jenë më të mira se në 2021″, ka theksuar Gërvalla.
Ajo tutje ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke thënë se një asociacion i tillë ka vdekur.
“Ka pasur një marrëveshje në 2013 që u korrigjua në 2015. Asociacioni ka vdekur kur Gjykata Kushtetuese ka thënë se bie ndesh me 23 nene. Nuk është legjitime për qeverinë tonë që të ofrojnë koncepte që bien ndesh me Kushtetutën e vendit. Kryeministri Kurti ka paraqitur në Bruksel një plan me 6 pika, një prej të cilave ka të bëjë me pakicat kombëtare. Do donim që në të gjithë vendete rajonit tu siguronin qytetarëve të pakicave sikurse ua mundësojmë ne në Kosovë. Asociacioni nuk mund të ndodhë në Kosovë por do ulemi të bisedojmë për zgjidhje për pakicat e komunitetit”, ka shtuar Gërvalla.
Pranimi i Kosovës si aktor i barabartë në skenën ndërkombëtare, është një prej sfidave të reja. Gërvalla theksoi se, një prej fokuseve kryesore është njohja e Kosovës nga shtetet që nuk e njohin.
“2022 shënon kthesë në politikën e jashtme dhe të brendshme. Zgjedhjet e 2021, ku doli një strukturë politike e qëndrueshme, me vullnet, ndërsa 2022 shënon kthesën për të dalë nga status quo-ja, Kosova të pranojë që s’është aktor i barabartë në skenën ndërkombëtare, këtë duam ta ndryshojmë. Mos aftësia e Serbisë për të mos pranuar realitetet në Ballkan. Do vazhdojmë punën me intensitet për anëtarësimin në organizata të reja ndërkombëtare, njohja nga shtete që s’e ka njohur Kosovën. Hapa që kërkojnë përkushtim, guxim dhe koordinim me aktorët ndërkombëtarë”, ka nënvizuar Gërvalla në RTSH.
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...