Gërvalla në vizitë zyrtare në Austri, takon ministren Federale
Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 24 May 2022
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës së saj në Austri, fillimisht në Kancelarinë Federale është takuar me Ministren Federale të Austrisë për Çështje të Bashkimit Evropian dhe Kushtetutës, Karoline Edtstadler.
Gjatë takimit Ministrja Gërvalla, e njoftoi Ministren Edtstadler lidhur me angazhimin dhe orientimin strategjik të Republikës së Kosovës në proceset integruese euroatlantike. Theks i veçantë gjatë bisedës u vu edhe në çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë.
Ministrja Gërvalla gjatë takimit theksoi faktin, që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e Austrisë për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Ajo vuri gjithashtu në pah rolin e spikatur të Austrisë në proceset evropiane për një integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, gjatë ditës u takua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, edhe me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në OSBE, respektivisht ambasadorët Michael Carpenter (SHBA), Neil Busch (Mbretëri e Bashkuar), Gesa Bräutigam (Gjermani), Christine Fages (Francë) dhe Stefano Baldi (Itali). Në këtë takim ishte e ftuar edhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në OSBE, znj. Eglantina Gjermeni.
Pas hapjes së takimit nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, z. Lulzim Pllana, Ministrja Gërvalla falënderoi fillimisht ambasadorët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në kuadër të vet mekanizmit të OSBE-së, dhe shprehu interesimin e Republikës së Kosovës për të qenë sa më e pranishme në të gjitha mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare. Ajo i njoftoi ambasadorët rreth procesit të nisur të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përmbushjes së vazhdueshme të gjithnjë e më shumë kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe nevojën për një liberalizim të menjëhershëm të vizave.
Ambasadorët u njoftuan rreth progresit që Kosova ka arritur gjatë vitit të kaluar në ekonomi, sundim të ligjit, transparencë institucionale, demokraci dhe liri të mediave, suksese këto të dokumentuara nga mekanizma dhe organizata ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Transparency International, Reporterë pa kufi, etj.
Ministrja Gërvalla vuri në pah vështirësitë me të cilat Kosova po ballafaqohet gjatë procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel, duke theksuar qasjen destruktive dhe bllokuese të Serbisë, e cila është kthyer në pengesë serioze në këtë proces. Ajo vuri në pah nevojën e një dialogu më efikas, i cili në qendër të tij ka njohjen e ndërsjelltë
Të tjera
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...