Lajme

Gërvalla në OKB: Serbia gjithmonë shkel zotimet e veta, e ka bërë që 10 vite

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 18 October 2022

Në seancën që po mbahet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po prezantohet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut, është duke folur edhe Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Në fjalimin që po mban, ajo ka folur rreth reciprocitetit dhe çështjes së letërnjoftimeve, ku tha se Serbia që në vitin 2011 në Bruksel, është pajtuar për lirin e lëvizjes por si gjithmonë ajo shkel zotimet e veta, duke shkelë kështu zotimet e veta për më shumë se 10 vite, transmeton IndeksOnline.

‘’Ne vitin 2011 në Bruksel, Serbia është pajtuar për lirin e lëvizjes por Serbia si gjithmonë shkel zotimet e veta dhe ka vazhduar ta bëjë këtë për 10 vite’’ deklaroj Gërvalla.

-Advertisement-

Poashtu tha se kishin kërkuar nga Vucic që ti ndalë këto diskriminime, por ai refuzoj ta bëntë këtë, ku kjo ishte arsyeja e vendosjes së reciprocitetit.

‘’Kur ne i kërkuam Serbisë që ta ndalë këtë diskriminim, presidenti Vucic, refuzoj ta bënte këtë, kështu që na detyroj të vendosim reciprocitetin, ky nuk është agresion, reciprocitetit është praktikë e mirë ndërkombëtare siç e di secili në këtë sallë’’, tha ministja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera