Gërmimet në Zubin Potok, Osmani: Serbia ende fle mbi varreza masive
Autori: Gazeta inFokus
18:52 | 02 August 2026
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar lidhur me gërmimet për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut.
Ajo u shpreh se Serbia ende fle mbi varreza masive dhe përsërit krimet, siç deklaroi, duke fshehur në mënyrë sistematike vendndodhjen e rreth 1 mijë e 600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë
“Serbia ende fle mbi varreza masive! Serbia ende përsërit krimet, duke fshehur në mënyrë sistematike vendndodhjen e rreth 1,600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërkaq, mijëra familje në Kosovë ende jetojnë me dhimbjen e papërshkrueshme të plagëve që nuk janë mbyllur kurrë”.
“23 intelektualë nga Mitrovica u rrëmbyen dhunshëm nga forcat serbe në prill të vitit 1999, duke i lënë familjet e tyre, Mitrovicën dhe gjithë Kosovën në ankth të përditshëm për 27 vjet. Kontributi i tyre në arsim, shëndetësi e në veprimtari atdhetare do të mbesë gjithmonë në kujtesën e qytetarëve të Mitrovicës”, shkroi ajo.
Osmani tha se zbulimi i varrezës masive në Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet se gjenden eshtrat e tyre, ndonëse është një lehtësim për familjet, sipas saj, është njëkohësisht një rikujtim i dhimbshëm se ndajmë një kufi prej afro qindra kilometrash me një fqinj që ende nuk ka hequr dorë nga synimet e tij për të na zhdukur, shkruan klan kosova.
“Përballë një rreziku të tillë, përballë dhimbjes së vazhdueshme të familjeve të Kosovës që ende kërkojnë vendndodhjen e më të dashurve të tyre dhe përballë një armiku që ende fle mbi varrezat masive të fëmijëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës, asnjë dallim mes nesh nuk duhet të ketë rëndësi. Asnjë”, shkroi Osmani.

T� tjera
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
-
“Ku janë 100 mijë vendet e punës?”, Bajrami akuzon Qeverinë për propagandë – publikon shifrat e Trustit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Ambasada e Zvicrës: Marrëveshja me EFTA-n sjell mundësi të reja për bizneset kosovare
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka thënë se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes E...
-
Buxheti i vitit të ardhshëm, Murati: Fokusi te mbështetja e kategorive jashtë tregut të punës
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektbuxhetin e vitit të...
-
Kosova me nismë të re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, pas kritikave nga ndërkombëtarët
Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e S...
-
“Disiplinohu pak ministër”, Hoti i reagon Muratit gjatë debatit për buxhetin
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektbuxhetin, duke thënë se...
-
Për Ligj të ri për Specialen procedurat nisin nga zero, Cakolli: Nëse deri të hënën s’rrëzohet veto e Presidentes, ai që u votua s’vlen asgjë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpjeguar procedura...





































