Lajme

Gazmend Syla: Vetëm një vit para se të bëhej ministre, Donika Gërvalla e ofendonte rëndë Rexhep Selimin

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 14 January 2025

“Sa gërditshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës”.

Këtë deklaratë e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në marsin e vitit 2020.

Deklarimin e ka rikthyer në vëmendje kandidati i AAK-së për deputet, Gazmend Syla, i cili e ka konsideruar Gërvallën “shpirt të lig”.

-Advertisement-

“Shih çka shkruan faqezezja për Rexhep Selimin luftëtarin e lirisë.  Shpirti i lig dhe i zi jeton nga mllefi dhe inati. Këta e kanë të mishëruar inatin dhe mllefin ndaj secilit që punon, lufton dhe sakrifikon për lirinë e vendit tonë”, ka thënë Syla.

 

 

Kujtojmë se saktësisht një vit pasi e publikoi këtë shkrim kundër Rexhep Selimit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla – Schëarz u emërua ministre e Punëve të Jashtme në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Në shkrimin e publikuar nga Syla, Gërvalla përdori edhe disa cilësime të tjera të rënda për Lëvizjen së cilës më pas iu bashkua.

“Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretituara të botës së krimit”, thoshte në atë kohë Gërvalla. /Gazeta Infokus

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera