Gazetarja shqiptare raporton nga Veriu i Mitrovicës- “Qetësi para furtunës”

Autori: Gazeta inFokus
22:25 | 15 November 2022
Gazetarja dhe autorja e emisionit “Ballkan” në Abc, Linda Karadaku, ka raportuar nga Mitrovica ku ka bërë një përmbledhje të asaj se çfarë po ndodh në veri të Kosovës.
Gazetarja dhe stafi i saj kanë vizituar gjatë ditës së sotme të gjitha komunat që ndodhen në veri të Kosovës, ku kanë parë nga afër situatën, e cila mbetet mjaft e tensionuar për shkak të mos gjetjes së një marrëveshjeje për targat, ku zyrtarët serbë në mënyrë demonstrative kanë dhënë dorëheqjen nga institucionet.
Karadaku tha se në të gjitha komunat e veriut të Kosovës ka shtim të patrullave të policisë si dhe të forcave të EULEX.
Ajo theksoi se aktualisht situata në dukje duket mjaft e qetë, por që mund të ndizet menjëherë qoftë dhe me provokimin më të vogël.
Karadaku: Në fakt ne kemi qenë sot deri në Jarinje që ndan Kosovën me Serbinë, që është në zonën e Leposaviqit. Kemi shkuar në katër komunat veriore të Kosovës, kemi parë policinë të pranishme EULEX. Kemi folur me shefin e EULEX i cila na ka theksuar çështjen e vakumit të sigurisë, që në fakt është qetësia në sipërfaqe mjafton një shkëndijë e vogël për t’i vënë zjarrin. Duhet rikujtuar se statusi i do komunave të ndara është bërë me marrëveshje në Bruksel që nga 2-13-ta. Ajo që ne kemi parë është qetësi, por që mund të ndizet nga momenti në moment, aq më tepër kur nuk ka një marrëveshje për targat. Lajçak ka kërkuar të zgjidhet menjëherë çështja e targave. Ndërkohë që nuk dihet me kë është takuar Petkoviç. Ajo që kemi parë në Jarinje është se makinat vijojnë të lëvizin me ngjitëse për të mos u dalluar targat. Policiët dhe doganierët serbë të dorëhequr janë zëvendësuar me shqiptarë. Është problem tani edhe për serbët në këtë zonë pasi nuk kanë më njerëzit e tyre në polici apo drejtësi. Nëse kaloni këtë barrikadë dhe kaloni në veri, nuk sheh njerëz në rrugë. Deri tani ka kaluar vetëm një makinë. Nuk kam parë ndonjëherë kaq shumë flamuj në një zonë qoftë në Mitrovicën e veriut apo dhe komunat e tjera që është e mbushur me flamuj serbë, i sheh në ballkone, nëpër shtylla. Duket sikur ka një sfidë të hapur ndaj qeverisë. Ndërkohë që në anën tjetër shihen karabinierët që janë pjesë e misionit të EULEX, makina e tyre qëndron mbi urën e Ibrit që në asnjë rast të mos ketë mundësi për përplasje.
Në pamjet që ke dërguar më herët kemi parë dhe flamuj shqiptarë. Në raportimet më herët ke folur për mundësinë e zgjedhjeve të pjesshme lokale në komunat vakante apo dhe zëvendësimin e deputetëve serbë?
Karadaku: Flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës janë marrë në lagjen e boshnjakëve. Presidentja Osmani ka shpallur ditën e zgjedhjeve që do të jetë 18 dhjetori. Rikujtoj që në takimin me Osmanin Lista Serbe nuk ka marrë pjesë dhe as AAK. Nuk di të të them nëse këte pjesë do të ketë zgjedhje. Petkoviç ka thënë sot që nuk mund të mbahen këto zgjedhje.

Të tjera
-
Gjimshiti besimplotë se nga Serbia do t’i marrin nesër tri pikë
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ka thënë se ekipi i Sylvino...
-
Ish- zëdhënësi i NATO’s Jamie Shea thotë se Rusia tashmë e ka humbur ushtarin e 1 miliontë në Ukrainë
Ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea ka deklaruar se Rusia ka regjistruar tashmë...
-
Uashingtoni e konfirmon se Ballkani është pjesë e strategjisë së tyre për dëbimin e migrantëve – s’japin detaje
Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategj...
-
Nait Hasani: Qeveria Kurti gëzohet për dënimin e Thaçit – ende ëndërrojnë kthimin e Serbisë në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Qeverisë ...
-
BE i ndan mbi 106 milionë euro për Gjykatën Speciale, 64.5 milionë për EULEX’in që ia zgjati mandatin
Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim për t’ia zgjatur mandatin Misio...
-
Mrekulli: Fëmijët e gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar tri ditë më parë
Një ngjarje për mrekulli ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallu...
-
KFOR-i thotë se Brian Snook është komandanti i ri i Task Forcës së Aviacionit në Bondsteel
Komandanti i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonel Peter Helzer, kryes...
-
Shtimi i të vdekurve: Qysh e di Haga si u vr*anë 103 veta në luftë?
Nuk i mjaftuan 103, por Kimberly West futi edhe emra të tjerë në listën e vik...
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që vdiq pas një aksidenti në Prizren
Nesër, më 7 qershor, në orën 16:40, do t’i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçar...
-
Autoritetet gjermane i dënojnë shoferët e autobusit nga Kosova me 6200 euro gjobë – po bartnin edhe pëllumba
Përveç pasagjerëve, një autobus po planifikonte të transportonte një sasi të ...
-
I del paralajmërimi Kaja Kallasit – EULEX-it i vazhdohet mandati
Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim për t’ia zgjatur mandatin Misio...
-
Gjakovë: Arrestohet një person për dh*unë në familje, i gjenden disa ar*më
Një person është arrestuar nga Policia në Gjakovë pas dyshimeve se ka ushtrua...