Sport

Gazetari Sadiku e denoncon publikisht Alban Lumin: Më sulmoi në prezencë të trajnerit e gazetarëve

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 17 February 2024

Gazetari Arlind Sadiku ka denoncuar publikisht homolgun e tij Alban Lumin, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Sadikut, Lumi e ka sulmuar atë verbalisht, ndërsa ka tentuar të nxis edhe dhunë fizike.

E gjithë kjo ka ndodhur pas konferencës për shtyp ku u prezantua trajneri Franco Foda.

-Advertisement-

“Pak çaste pas përfundimit të konferencës së trajnerit Foda, ndodhi një ngjarje e gërrditshme Në prezencën e trajnerit, gazetarëve dhe gjithë zyrtarëve të FFK-së, Alban Lumi më sulmoi verbalisht dhe tentoi të provokonte dhunë fizike.  Ky ‘parashutist’ në futboll, bashkë me disa ‘gazetarë’ tjerë, janë vegël e propagandës së FFK-së, që dalin nëpër media nën petkun e ‘opinionistit’ e ‘gazetarit’.  Një mesazh e kam për të dhe gjithë tjerët rreth tij: unë nuk frikësohem! Unë po luftoj me mafinë e tokave, e juve nuk iu llogariti hiç!”, ka shkruar Sadiku nw njw postim nw “Facebook”.

Ndryshe deklaroi se “Unë jom luan që eci vetë, sillem i lirë nëpër qytet dhe pa frikë.

“S’ke nevojë me prishë konferenca të tilla të rëndësishme, e me pa trajneri me kon do të ketë punë. Paramendoni tash, njerëz të tillë qëndrojnë afër FFK-së!”, ka shkruar tutje Sadiku./Gazeta Infokus/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy