Gazeta zvicerane: Nëse Vetëvendosje merr pushtetin, Kosova izolohet

Autori: Gazeta inFokus
08:17 | 12 May 2017
Rrëzimi i Qeverisë Mustafa nga Kuvendi i Kosovës, të mërkurën, ka bërë bujë të madhe edhe në mediat e huaja. Sot, e përditshmja zvicerane Neue Zürcher Zeitung ka bërë një analizë të situatës aktuale politike në Kosovë dhe një parashikim të së ardhmes, pas rrëzimit të Qeverisë.
Teksa flet për zgjedhjet e parakohshme në vend, që do të mbahen më 11 qershor, NZZ, ndër të tjera, parashikon për rrezikun që mund të shkaktohet në rast se qeverisjen në Kosovë e marrin “nacionalistët majtistë”.
Rregullat e politikës me shumë gjasë do të ndryshonin nëse Lëvizja Vetëvendosje formon qeverinë e ardhshme, parashikon gazeta zvicerane në gjuhën gjermane.
NZZ paralajmëron se realizimi i një skenari të tillë do të çonte në izolimin e Kosovës, transmeton Gazeta Express.
“Nëse nacionalistët majtistë e përcaktojnë agjendën (shtetërore), kjo do të mund të çonte në konfrontim me Beogradin dhe Brukselin”, shkruan NZZ.
Kosovës, shkruan NZZ, i është premtuar anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në një të ardhme të pacaktuar, në shkëmbim të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe shuarjes së ambicieve për bashkim kombëtar me Shqipërinë.
Vetëvendosje, thotë NZZ, do ta rrëzonte këtë “pakt” me të ardhur në pushtet, teksa synon vetëvendosje të vërtetë në vend.
Sipas NZZ, rrëzimi i këtij koordinimi me partnerët ndërkombëtarë do ta lente Kosovën të izoluar për një kohë të gjatë.
Gazeta zvicerane shkruan se në vend se të kontrollohet nga Brukseli e Uashingtoni, Vetëvendosje parasheh që Kosova ta krijojë ushtrinë e saj, dhe të diskutojë me Serbinë vetëm për njohjen e pavarësisë së saj.
NZZ kujton se Vetëvendosje do që për bashkim kombëtar të mos vendosin fuqitë e mëdha, por qytetarët e dy shteteve – Kosovës e Shqipërisë. /Express/

Të tjera
-
Pesë fëmijë humbën jetën pasi shoferi 16-vjeçar u përplas me pemën
Pesë fëmijë nga mosha 8 deri në 17 vjeç u vranë në një aksident me makinë të ...
-
LDK: Jemi të përkushtuar të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromën Down
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi në Facebook, kanë shpreh...
-
Policia kërkon nga qytetarët bashkëpunim për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që t...
-
Konjufca takon Shefin e Misionit të OSBE-së, shkëmbejnë pikëpamje lidhur me procesin e reformës zgjedhore
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot n...
-
Kurti për raportin e DASh-it: Do të adresohet me seriozitet, nuk jemi ende aty ku duam
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjetjet e raportit të Depart...
-
Arrestohen 5 persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave
Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë dit...
-
Nikolla: Bashkëpunimi mes Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës është intensiv
Komisioni parlamentar për Shëndetësi është duke qëndruar në Shqipëri për një ...
-
Haradinaj në ditën e Sindromës Down: Më shumë dashuri e mbështetje për të zhvilluar potencialin e tyre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pe...
-
Banorët e dy rrugëve në Fushë Kosovë mbesin pa ujë, shkak defektet
Banorët e rrugës “Nënë Tereza” dhe ata të “Rruga e Pejë” në Fushë Kosovë kanë...
-
Vuçiq sfidon publikisht BE-në: Të gjitha pikat e marrëveshjes me Kosovën do t’i zbatojë, përveç anëtarësimit në OKB
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia “asnjëherë nuk...
-
Aparatura “me tepricë” në QKUK
Janë së paku dy aparatura në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Univers...
-
35 vjeçarit i nxirret ura metalokeramike nga ezofagu në QKUK
Një rast i veçantë i nxjerrjes së urës metalokeramike gjysmëcirkulare nga ezo...