Sport

Gati rinovimi, Ibra surprizon drejtuesit e Milan me termat e kontratës

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 01 July 2022

Sipas medieve italiane, Ibrahimovic do të jetë pjesë e kampionëve të Italisë edhe për sezonin 2022-2023.

Suedezi ka surprizuar drejtuesit e Milan, pasi u ka komunikuar atyre se është i gatshëm të heqë dorë nga paga e tij e lartë për të vijuar karrierën me “kuqezinjtë”.
Suedezi do të nënshkruajë një kontratë nga e cila do të përfitojë vetëm 100 mijë euro në muaj, duke surprizuar drejtuesit të cilët mendonin se do të hasnin pengesa në rinovimin e kontratës së re, pikërisht për shkak të kushteve financiare.

Sipas SuperSport 40-vjeçari ka lënë pas dëmtimin në gju dhe Ibra është duke u rekuperuar plotësisht që të jetë gati për sezonin e ri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera