Lajme

Gashi: Qeveria po i varfëron e mashtron qytetarët me taksat që ua merr që t’ua kthej si lëmoshë

Autori: Islam Morina 22:46 | 30 June 2022

Analisti Astrit Gashi ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, për të cilën ka thënë se duke mos vepruar për ngritjen e çmimeve po i varfëron qytetarët du u marrë më shumë nga taksat që pastaj t’ua kthej si lëmoshë.

Gashi ka thënë se kjo nuk përkon me “Tax the rich” (takso të pasurit), por është politika “Tax the poor” (Takso të varfërit), duke thënë së është gënjeshtër që nuk arrin të artikulohet saktë se duke na mos vepruar po na mbrojnë nga manipulimet e oligarkëve, shkruan Gazeta Infokus.

Gashi ka thënë po ashtu se rreziku më i madh për qytetarët është kur shteti i varfëron ata dhe i bën nevojtar e pastaj ua hedhë një copë për ta shpëtuar përkohësisht nga mjerimi, e shndërruar atë në të varur për ta manipuluar.

-Advertisement-

Ai ka thënë se kjo qeveri u është dorëzuar oligarkëve dhe se për këtë mund të pyetet vet Albin Kurti duke nisur me AKP-në.

Postimi i plotë:

“Cfare po bene aktualisht Qeveria e Kosoves duke mos vepruar ne raport me ngritjen e cmimit per konsumatoret eshte qe se pari po i varferon qytetaret duke ju marre me shume nga taksat, qe pastaj nje pjese te tyre te ja u kthej si lemosh.

Kjo nuk eshte “tax the rich” kjo eshte politika “Tax The Poor”. Eshte genjeshter e paster qe nuk po arrin as te artikulohet sakte se duke mos vepruar po na mbrojne nga malverzimet e “oligarkeve”. Ne fakt kjo qeveri eshte e dorezuar ndaj “oligarkeve” dhe per kete nuk keni pse me besoni mua shkoni dhe pyetni duke nisur nga AKP.

Rreziku me i madh qe mund ti vjen qytetarit eshte kur shteti se pari e bene nevojtar dhe pastaj ja gjuan nje cope per ta shpetuar perkohesisht nga mjerimi, duke shenderruar qytetarin ne nje te varur te cilin pastaj e manipulon si te don.

Nese kontabilisti Hekuran me shoke te cileve Albini ju ka dhene pushtet te pakufishem, na qon kesaj rruge, demi do te jete shume here me i madh se nje mendim e status i dikurshem, per mendimin tim i gabueshem ne secilen pike madje edhe ne ate kur bente llogarite, qe shton edhe me shume friken se nuk po dijne cka po bejne!”, ka shkruar Astrit gashi në facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera