Gashi për grevat: Opozita ka rënë në një frikë totale

Autori: Gazeta inFokus
21:20 | 22 September 2022
Analisti politik, Astrit Gashi, ka thënë se opozita në Kosovë, ka rënë në një frikë totale, dhe nuk po guxon sipas tij, të thotë se e përkrah grevën.
Gashi ka thënë, se opozita, po tenton që të distancohet në mes të kërkesave të sindikatave dhe grevës si veprim për t’i arritur ato kërkesa.
Sipas tij, nuk mund të jesh kundër grevës dhe pro kërkesave të sindikatave, teksa ka thënë se opozita po tenton të marrë përkrahje potenciale nga paaftësia e Qeverisë së Kosovës, për ta zgjidhur krizën.
Gashi, po ashtu ka thënë se duhet të ketë një ridefinim të opozitbërjes në Kosovë.
“Opozita po është ekstremisht e kujdesshme për me u quajt si opozitë në këtë temë. Opozita ka rënë në një frikë totale duke e bërë distancimin mes kërkesës dhe grevës. Edhe po don me marrë një përkrahje potenciale, ose me përfitu nga paaftësia e qeverisë me zgjidhë krizën me sindikatën. Duke thënë që unë e përkrahi rritjen e pagave, por po frikësohet ta bëjë betejën me qeverinë, që është me përkrahë grevën”, ka thënë Gashi.
“Ky është një sindrom që e ka kapë opozitën, ose ka hesape të pakryera me vetveten dhe ka frikë të ballafaqimit me pozitën, ose ka mungesë të guximit intelektual për t’i shkuar gjërave deri në fund, paraqitet më së thjeshti në këtë pikë. Pra jam për kërkesat por jam kundër grevës. Nuk mund të jesh kundër grevës dhe pro kërkesave”, ka vijuar ai.
Tutje, Gashi ka folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar opozitën e saj si të “kujdesshme”. Ai ka thënë se kur ishte kryeministër Avdullah Hoti, njëjtë sikurse Hekuran Murati, i kishte kërcënuar mësimdhënësit me ndalje të pagës nëse hyjnë në grevë.

Të tjera
-
Rama me premtime të mëdha: Paga minimale në janar 2026 do të jetë 500 euro
Kryesocialisti Rama ndodhet në Shkodër ku po prezanton pasqyrën e Rilindjes. ...
-
Trainkos reagon pas lëndimit të pasagjerës nga goditja e trenit me gur: Ndaloni vandalizmin
Kompsni hekurudhore Trainkos, ka reaguar pas inicidetit ku një pasagjere në t...
-
Paditet ZRRE-ja për mospërfshirjen e katër komunave veriore në tarifat e reja
Mospërfshirja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për shtren...
-
Pas një mosmarrëveshje, djali kërcënon babanë- ia lë dy fishekë në dhomë
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se dje stacioni policor në Han të E...
-
Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam
Presidentja Osmani bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, kanë udhëtuar p...
-
10 përpjekje të dështuara, nesër sërish vazhdon konstituimi i kuvendit
Dje për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë vot...
-
Lushaku: Për LDK’në VV s’është alternativë që mund të jetë si formulë për qeverisje
Deputetja e zgjedhur, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ...
-
Udhëtarja goditet me gurë në kokë derisa ishte në trenin Prishtinë- Pejë
Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me tren dikush ka hedhu...
-
Istog: Babë e bir rrihen mes vete
Janë arrestuar dy persona në Istog- babë e bir. Ata dyshohet se janë përle...
-
Gruaja raporton burrin dhe vjehrrën në Polici, thotë se po i ushtrojnë dhu*në psikike
Raportohet se burri dhe vjehrra i kanë ushtruar dhunë psikike gruas. Ata j...
-
Gjakovë: Arrestohet i dyshuari që u arratis nga stacioni policor
Policia ka arritur ta arrestojë sërish një person të dyshuar, i cili ishte ar...
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Temperaturat...