Lajme

Gashi: Kjo nuk është pako ekonomike po shndërrim i qeverisë në vakëf vitrash

Autori: Islam Morina 16:28 | 03 September 2022

Analisti dhe gazetari Astrit Gashi, ka reaguar për ndihmën e qeverisë për energjinë elektrike duke e krahasuar qeverinë me vakëf të BIK0ut që shpërndan vitra një herë në vit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se njerëzit e këtij vendi pa dallim shkencëtar apo analfabetë detyrohen të ikin sepse nuk gjejnë punë shkaku i ekonomisë së dobët, të cilën kryeministri Kurti po mundohet ta rregullojë me një burokrat si Hekuran Murati.

Gashi ka shprehur zhgënjimin e tij me qeverinë në të gjitha fushat tjera përpos në raport me Serbinë ku ende ka besim të plotë, duke shpresuar se kjo qeveri do të ndryshojë sa më shpejt.

-Advertisement-

Ai e ka përfunduar satusin e tij në fb duke rikujtuar se Kosovës do t’i duhet normaliteti dhe se qytetarët nuk mund të jetojnë me frikën se cka do t’iu sjellë mëngjesi.

Postimi i plotë i Gashit:

“Kjo nuk eshte pako ekonomike, ky eshte shenderrim i qeverise se Kosoves ne BIK, ne nje vakef qe shperndan vitra njehere a dy here ne vjet per te varferit, dhe te gjithe muajt tjere i le te vdesin edhe urie. Ndihma per rrymen eshte qesharake. Me te tjeret nuk merret fare.

Njerezit edhe shkencetar ne qofshin, e jo analfabet, detyrohen te ikin jashte se nuk gjejne pune, sepse ekonomia private e dobet nuk arrin ti absorbon. E kjo ekonomi, te cilen KM po mendon se mund ta rregulloj nje burokrat e vartes si Hekuran Murati e shefi i tij, vetem eshte dobesuar ne keto dy vite edhe si pasoje e qeverisjes se pakuptimt.

Perpos ne raport me Serbine ku ende kam besim te plote, nuk jam duke e thane krejt cka po me doket qe eshte e sakte ne cdo fushe tjeter, sepse ende po besoj qe munden me bo ndryshimin dhe ende po du me ju jap kohe. Por i zhgenjyer jam! Shpresoj te ndryshojne sa me shpejt! Qytetari i Kosoves i heqi keqperdoruesit, por se duron shperdorimin dhe padijen. Ndryshoni! Mos e neperkembni 51 perqindshin!

Kosoves ka me ju dashte normaliteti, kjo qeveri duhet ta sjelle normalitetin. Nuk mund te jetojme nen stres cdo dite te lume! Nuk mundemi cdo dite me flejt me tuten se cka po na sjelle mengjesi!”, ka shkruar Astrit Gashi në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera