Lajme

Gashi: Gjykata Speciale është një katastrofë për shtetin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 15 February 2023
Avokati Tomë Gashi ka folur për gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ka thënë se “Gjykata Speciale është një katastrofë për kombin shqiptar, është katastrofa më e madhe për shtetin e Kosovës dhe është një katastrofë më e madhe për ish-pjesëtarët e UÇK-së”.

Sipas Gashit, ata nuk kanë informacion se kush mund të jenë 313 dëshmitarët, por ai ka supozuar se ata mund jenë nga nacionalitet të ndryshme, shqiptar dhe serb.

“Në seancat për gjykimet për krime të luftës, asnjëherë nuk ka mundur që dëshmia e mund të përfundojë për një ditë, por nëse iu lihet atyre që vetëm një ditë të dëshmohet, i bëjnë që atyre duhet t’i lihen 313 ditë të punës, edhe pse e dijmë që një dëshmi nuk mund të përfundojë për një ditë se për shkak se ka përkthime aty”, tha Gashi në RTV Dukagjini.

Tutje, ai ka thënë se kur ka nacionalitet të tjera në gjykim, përkthimi është i domosdoshëm dhe merr kohë.

-Advertisement-

“Do të jetë një gjykimi shumë i mundimshëm dhe i rëndë, dhe ne nuk e dijmë as epilogun e kohës se kur mund të përfundojë se le më çfarë gjykimesh mund të bien”, ka thënë Gashi..

Më tej, Gashi ka përfunduar duke thënë se është e pamundur që një milion faqe të aktakuzës mund të lexohen për një kohë të shkurtër nga mbrojtja, dhe, sipas tij, kjo është arsyeja se pse ky proces gjyqësor do të zgjatë shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera