“Gardiani nuk më kishte harruar, më përqafoi”, Limaj rrëfen detaje nga vizita te ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 23 December 2022
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për vizitën e tij në Hagë, ku i ka vizituar ish-shokët e luftës për çlirimin e Kosovës, ish- drejtorin politik të UÇK-ës, Hashim Thaçin, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin, ish-shefin e Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veselin dhe ish-inspektorin e UÇK-së, Rexhep Selimin.
Limaj ka rrëfyer për rikthimin e tij në Hagë pas 20 vjetësh, duke thënë se për të ka qenë diçka që ai nuk e kishte imagjinuar.
“S’kam besuar që do të vijë një situatë e tillë. Që do të kthehem pas 20 viteve si vizitor për t’i vizituar bashkëluftëtarët e mi, ata që kanë qenë emblema e çlirimit të Kosovës edhe shtet ndërtimit”, ka rrëfyer Limaj.
“Kur kam hyrë në Holandë më janë kujtuar të gjitha sakrificat e familjes time që një pjesë e tyre sot nuk jetojnë më, e unë e kisha për herën e parë që bëj vizitë në Hagë. Familjarët e mi më kanë ardhur më kanë vizatuar për 3 vite me radhë. Edhe unë i ndjeva ato dhimbje, vuajtje, sakrifica, të cilat ata i kanë kaluar gjatë gjithë asaj sfide që unë kam pasur, sa kam qenë i burgosur në burgun e Hagës”, ka thënë ai në Dukagjin.
Më tej, Limaj ka thënë se në ndërtesën e burgut të Hagës ishte mësuar që ta vizitonin e jo t’i vizitonte të tjerët.
“Me dilte parasysh takimi me familjarët e mi, sepse nga pozicioni të burgosurit unë e di mirë, edhe për atë hezitojë, s’e dija sesa e vështirë është kontakti i parë me miq kur je i burgosur edhe kjo ka qenë arsyeja pse kam hezituar që të mos i vizatoj për një kohë të gjatë ”, ka theksuar ai.
Ndërkohë, kryetari i Nismës ka thënë se i ka parë edhe rojet e burgut, të cilët e kishin ruajtur atë sa kishte qenë i burgosur në Hagë.
“Njëri nga gardianët më njohu me thirri “Limaj”, edhe u përqafova më të, pas 20 vjetëve ende punonte aty, edhe i thashë “nuk më paske harruar”, ma ktheu tha “nuk paske ndryshuar’”, ka treguar Limaj.
Ndërkohë, ai ka thënë se po e ka të vështirë t’i përshkruajë emocionet e tij nga takimet me ish-shokët e luftës.
“Fatkeqësisht janë aty ku janë, por fatmirësisht mirë e dinë pse janë, nuk janë për shkak të veprave të tyre që duhet të shkohet në gjykatë, por janë përshkak të një vepre të madhe, lirisë së Kosovës, e shohin si një sakrificë”, ka përfunduar Limaj.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...