Lajme

Gabriel Escobar vjen sot në Tiranë, kjo është axhenda

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 09 December 2021

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, mbërrin sot në Tiranë.

Sikurse është bërë e ditur Escobar do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë shqiptarë.

Takimin e parë Escobar do ta zhvillojë me kryetarin e PD Lulzim Basha në orën 11:00. Pasdite, rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

-Advertisement-

Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Në një njoftim pak ditë më parë ambasada amerikane zbardhi detaje nga vizita e zyrtarit të lartë të SHBA në Tiranë si dhe temat kryesore që pritet të diskutohen.

Mes të tjerash, ambasada theksoi se “Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera