Sport

‘Gabigol’ rikthehet në Evropë, befason me skuadrën e re

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 11 August 2018
Sulmuesi Gabriel Barbosa ‘Gabigol’ mund të rikthehet në futbollin evropian.
Është skuadra e Valencias që po e kërkon sulmuesin e Interit.

Spanjollët pas transferimit të Michy Batshuayi nga Chelsea, po kërkojnë që fazën e sulmit ta përforcojnë edhe me ‘Gabigol’.

‘Gabigol’ aktualisht është pjesë e Interit, i dhënë huazim te skuadra braziliane, Santos.

21 vjeçari te Interi ishte transferuar në vitin 2016, por kishte dështuar të tregonte më të mirën, duke u paraqitur në vetëm nëntë ndeshje, ku arriti të shënonte vetëm një gol.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera