Lajme

Fytyra e Kurtit edhe në ambalazh të birrave

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 26 January 2021

Në njërën nga marketet në Kosovë, në mesin e pijeve të tjera, është radhitur edhe një lloj pije alkoolike që mban në ambalazh fytyrën e kryetarit të VV’së, Albin Kurtit.

Ndërkaq, në pjesën e përqindjes së alkoolit, është vendosur 61%, aq sa po pretendojnë akterë të këtij subjekti politik se do i marrin në zgjedhje,

-Advertisement-

Diçka të ngjashme para disa ditësh e kishte bërë edhe një përkrahës tjetër i Vetëvendosjes, i cili e kishte vendosur fotografinë e Kurtit në veturën e tij.

Kryetarit të VV’së iu pat rezervuar hapësirë edhe në hymjen e shtëpisë së një simpatizanti tjetër.

Kurtit, përgjatë ditës së sotme, iu është bërë e ditur nga PZAP’ja se ankesa për kandidim si deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit iu është hedhur poshtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera