Sport

Futbollisti i Liverpoolit transferohet në Southampton

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 02 February 2021

Futbollisti i Liverpoolit, Takumi Minamino, është transferuar në formë huazimi tek skuadra e Southamptonit, shkruan Gazeta inFokus.

Minamino nuk arriti të ketë shumë minuta në ‘Anfield’ për shkak të konkurrencës, kurse arriti të shënon vetëm 4 gola në 31 paraqitje.

Lajmin e kanë bërë të ditur vet ‘The Reds’ me anë të një postimi në twitter.

-Advertisement-

Trajneri i Southamptonit është shprehur tejet i lumtur me ardhjen e japonezin.

“Jam shumë i kënaqur që morëm Minaminon për pjesën e mbetur të sezonit. Ai do të sigurojë mundësi të mira sulmin tonë dhe është profili i duhur i lojtarit për ne”, tha Ralph Hasenhuttl, trajneri i “The Saints”.

Me poshtë gjeni njoftimin e Liverpoolit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera