Fushat sintetike të rrezikshme për lojtarët, mund të jenë edhe kancerogjene
Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 24 February 2024
Për shkak të pamundësive financiare për të ndërtuar fusha të futbollit me bari natyral dhe kostos së lartë për mirëmbajtjen e tyre, pjesa dërmuese e fushave të futbollit në Kosovë janë të mbuluara me bari sintetik.
Kjo praktikë po konsiderohet të jetë e gabuar pasi fushat e tilla po ndikojnë jashtëzakonisht shumë në rritjen e numrit të lëndimeve të lojtarëve, por dyshohet se këto fusha mund të jenë edhe kancerogjene.
Fizioterapeuti Lorik Maxhuni ka thënë për KosovaPress, se amortizimi jo i duhur i këtyre terreneve sportive po shkakton lëndime të rënda tek shumë lojtarë.
“Është e vërtetë që po kanë shumë probleme, sidomos ato ekipe që i bëjnë edhe stërvitjet edhe ndeshjet në bari artificial për arsye sepse kur po dalin pastaj në bari natyral është problem i madh për shkak të mund ta cekim pjesën kryesore të problemit i cili është mos amortizimi i mirë që e ka fusha artificiale. Kjo nuk do të thotë që është e ndaluar të stërvitet në fusha me bari artificial, por duhet të jetë mirëmbajtja dhe ajo goma e saj duhet të jetë në nivel të lartë për të pasur edhe amortizim fusha. Pastaj, tek problemet na sjellë për arsye se gjitha pesha trupore dhe gjithë ngarkesat kalojnë nëpër muskulaturë, nëpër tendina, në gjunjë, pastaj në nyje të tjera. Kjo bënë që të mbingarkohet muskulatura dhe pastaj kur mbingarkohet muskulatura është mundësia më e madhe për të pasur lëndime”, tha Maxhuni.
Si pasojë e këtyre kushteve, Maxhuni thotë se lojtarët e Superligës, po pësojnë këputje ligamentesh e dëmtime të miniskusit.
“Çdo vit nuk kalon në Superligë pa pasur katër apo pesë lojtarë që kanë këputje të ligamenteve të gjurit, ligamentin anterior crucial ligament, gjithashtu në shumicën e rasteve shkon edhe me miniskus dëmtimi dhe bënë që të jetë rikuperimi më i gjatë”, ka theksuar Maxhuni.

Përtej lëndimeve, problematikë e madhe e këtyre fushave po konsiderohet të jetë goma e zezë që e kanë në përbërje.
Fizioterapeuti Ervin Meqikukiqi ka thënë për KosovaPress, se kjo gomë mund të jetë kancerogjene, edhe pse deri më tani nuk ka konfirmime rreth kësaj çështje.
“Fushat e reja, apo baret e reja sintetike zakonisht po e kanë gomën e bardhë ose janë disa që në vend të gomës kanë dhe një pjesë si zallë shumë të holluar në vend të gomës pasi që kjo goma e zezë kam dëgjuar dhe kam lexuar që mund të edhe kancerogjene, por asgjë nuk është e verifikuar deri sot, por disavantazhi çfarë është i gomës së zezë është se në momentin që bie shi krijon shumë rrëshqitje tek lojtarët, pra topi është shumë më i shpejtë, lëndimet mund të vijnë shumë më shpejtë dhe kualiteti i ndeshjes është për 30 deri në 40 për qind më i dobët se sa të merret një bari sintetik pa gomë”, bëri të ditur Meqikukiqi.
Ai ka shtuar se shtrimi i një fushe me bari sintetik duhet të kalojë nëpër katër faza, gjë e cila vështirë se respektohet në Kosovë.
“Bari sintetik i kualitetit që e marrin klubet në Kosovë është i kualitetit jo pro, apo i profesionalizuar siç e ka akreditimin FIFA, shkaku që janë katër faza që duhet ndjekur për ta shtruar një bari sintetik. Është faza e parë që bëhet testimi laboratorik, faza e dytë është instalimi i fushës, nëse testi laboratorik del mirë, faze e tretë është testimi i fushës që bëhet me disa ndeshje dhe fazë e fundit, faza e katërt është kualifikimin që e merr nga FIFA, ajo mund të jetë vetëm FIFA Cualification, apo FIFA Cualificiation Pro”, ka theksuar Meqikukiqi.

I shqetësuar me ndikimin negativ që kanë këto fusha është shprehur edhe ish-presidenti i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi. Ai ka thënë se këto fusha janë tejet të rrezikshme, sidomos për lojtarët e grupmoshave të reja.
“Është konstatuar se fushat sintetike, sidomos për gjeneratat e reja, sidomos për fëmijët janë shumë të rrezikshme për arsye se aty ka edhe një jo analizë të mirëfilltë sepse mund të jenë edhe kancerogjene, mund të jenë të dëmshme jashtëzakonisht për rini, për fëmijë. Përveç asaj, dëmtojnë edhe pjesët e shputës, këmbës, gjunjëve, për arsye se nuk e kanë atë elastiken e duhur. Varet edhe çfarë merret fusha sintetike sepse ka çmime të ndryshme, por nëse shkon si federatë dhe bën një marrëveshje për të blerë 100 deri 200 fusha, natyrisht se do të marrësh një kualitet të ulët”, tha Ejupi.
Duke parë këto të meta që kanë fushat me bari sintetik, njohësit e mjekësisë sportive kanë rekomanduar që ato të zëvendësohen sa më shpejtë me fusha me bari natyral, apo edhe me fusha sintetike të kualitetit më të lartë.


T� tjera
-
Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:00, menj...
-
Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: S’kam hapur procedurë disiplinore
Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka folur lidhur me...
-
“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat
Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit ...
-
Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me anulimin e ...
-
“A e din o zotëri ministër që e keni zbeh fort moralin e policisë së Kosovës” – Ganimete Musliu i kërkon llogari Sveçlës për mungesën e uniformave për kadetët
Uniformat e Policisë së Kosovës kanë përplasur deputeten e PDK-së, Ganimete M...
-
Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë
Një rrahje ndërmjet Dibran Hoxhës, i njohur si Kobra, dhe Andi Pajazitit ka n...
-
Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqet...
-
VV-ja kundër nismës së PDK-së që Ligji për Specialen të votohet pa ndryshime: Mos të gabojmë sërish
Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (P...
-
Shtyhet seanca për Jeton Sylajn me kërkesë të avokatit të familjes së Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë, ka njoftuar se seanca e paraparë për t’u mbajtur s...
-
“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur në Kuvend çështjen e furnizimi...
-
“Na çmendet, çka m’u keni tek”, avokatja e Jeton Sylajt kërkon nga mediat t’ia lirojnë rrugën para seancës
Avokatja e Jeton Sylajt, Merita Binakaj është shprehur e shqetësuar nga prani...
-
Me masa të larta sigurie, momenti kur FIT-i e sjell në gjykatë ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi ...

































