Furnizonin me drogë Evropën, çmontohet banda e shqiptarëve në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus
12:12 | 18 November 2022
Një organizatë kriminale me origjinë shqiptare që vepronte në Costa Tropical të Granadës dhe në Malaga të Spanjës është çmontuar nga Policia Kombëtare. Ky grup ishte i përkushtuar për kultivimin, transformimin dhe dërgimin e sasive të mëdha të marihuanës në Evropën veriore.
Nga pesë personat e arrestuar, katër (shqiptarë) janë lënë në burg, të akuzuar për kryerjen e dyshuar të krimeve të trafikut të lëndëve narkotike, grupit të strukturuar kriminal dhe mashtrimit të energjisë elektrike.
Hetimi për këtë grup filloi marsin e kaluar, kur Grupi i Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Motril mori disa informacione në lidhje me ekzistencën e një plantacioni marijuane që kultivohej brenda një magazine industriale të një qyteti të vogël në bregdetin e Granadës.
Pas hetimeve të gjata, policia ka arritur të vërtetojë ekzistencën e plantacionit të marihuanës.
Ambienti i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike përbëhej nga dhoma të dedikuara për zhvillimin dhe lulëzimin e bimëve të marihuanës dhe nga ana tjetër nga pjesë specifike të destinuara për mbirjen e bimëve të përmendura.
Gjatë këtij kontrolli, policia arrestoi pronarin e shtëpisë dhe sekuestroi mbi 450 bimë marihuanë në gjendje të avancuar zhvillimi.
Një plantacion i dytë në Costa Tropical
Në vijim të hetimeve, në fillim të muajit nëntor, agjentët çmontuan një plantacion të dytë të përbërë nga tre dhoma në një apartament të vendosur në bregdetin e Granadës.
U gjetën 130 bimë të tjera marihuanë dhe u bë arrestimi i një shqiptari.
Nga ana tjetër, hetimi i përqendruar në disa banesa në qytetin e Mijas-Costa të Malagës, përfundoi me arrestimin e tre burrave të tjerë me origjinë shqiptare, të gjithë anëtarë të organizatës kriminale të hetuar.
Si funksiononte organizata?
Organizata tashmë e shpërbërë karakterizohej nga menaxhimi gjithëpërfshirës i trafikut të drogës, dhe aktivitetet e saj varionin nga gjetja dhe marrja me qira e fermave dhe shtëpive fshatare në vende të izoluara në Costa Tropical të Granadës, deri te zhvillimi i plantacioneve të marihuanës në këto ambiente, deri te transformimin, ruajtjen dhe dërgimin në veri të Evropës të marihuanës tashmë të përpunuar.
Këta persona përdornin automjete të marra me qira me dokumentacion të falsifikuar për të vështirësuar gjetjen e tyre nga punonjësit e policisë.
Nga ana tjetër, materiali i nevojshëm për zhvillimin e plantacioneve u ble nga kjo organizatë në prona të ndryshme industriale pranë kryeqytetit të Malagës.
Të arrestuarit janë një shtetas spanjoll 27-vjeçar pa precedentë penalë, së bashku me katër burra të tjerë me origjinë shqiptare.
Këta të fundit janë nga moshat 25 deri në 51 vjeç dhe nuk ishin me precedentë policor në Spanjë, përveç njërit prej tyre.
Të arrestuarit akuzohen për kryerjen e veprave penale të trafikut të lëndëve narkotike, përkatësisë në organizatë kriminale dhe mashtrimit të energjisë elektrike.
Autoriteti gjyqësor ka vendosur tashmë dënimin me burg për katër prej të arrestuarve, sipas medieve spanjolle.
Megjithatë, duke marrë parasysh dokumentacionin e sekuestruar, hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohen arrestime të reja në lidhje me këto ngjarje./abcnews.al

Të tjera
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...
-
Shefja e UNMIK vizitë në Bruksel, takon Emisarin Sorensen dhe të tjerë, i jep mbështetje dialogut Kosovë- Serbi
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh,...
-
Nisin punimet për betonimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës
Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka publikuar video të punëv...
-
Nxehtë në fundjavë – javën e ardhshme rënie e temperaturave
Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në...
-
Osmani bisedon me Arifin rreth konstituimit të Kuvendit
Presidentja Vjosa Osmani konsultimet me përfaqësuesit e partive që kanë ulëse...
-
Shenoll Muharremi “godet”, Hekuran Muratin: Ky djalë as nuk e kupton ekonominë e as nuk di çka flet
Analisti i njohur ekonomik, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrim...
-
Trump 40 minuta bisedë telefonike me Zelenskyn, u diskutua furnizmi i Ukrainës me mbrojtje ajrore
Presidenti i SHBA, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike ditën e sotme...
-
Endrit Thaçi uron Edi Ramën: Sot feston ditëlindjen miku më lojal i babait
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka uruar ditëlindjen kr...
-
Konsultimet me partitë politike, presidentja Osmani takohet me Veton Berishën
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim deputetin nga komuniteti egji...