Fuqia e pasaportës së Kosovës në vendin e 99-të në nivel global
Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 24 January 2023
Këto të dhëna janë publikuar në indeksin e pasaportave Henley, që bën rënditjen origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të vëndeve të ndryshme të botës, raporton RTKlive.
Pasaporta më e fuqishme në botë është ajo e Japonisë, pasuar nga Singapori dhe Koreja e Jugut, kurse më e dobëta është ajo e Afganistanit, Irakut e Sirisë.
Këto të dhëna janë publikuar në indeksin e pasaportave Henley, që bën rënditjen origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të vëndeve të ndryshme të botës, raporton RTKlive.
Kjo, duke u bazuar në numrin e destinacioneve në të cilat poseduesi i një pasaporte të një vendi, mund të hyjë pa pasur nevojë të marrë paraprakisht një vizë.
Sa u përket pasaportave të vëndeve të ish Jugosllavisë, pasaportat më të fuqishme nivel global, janë ajo e Sllovenisë në vendin e 11-të, kurse ajo e Kroacisë në vendin e 18-të.
Tanimë këto dy shtete janë pjesë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Në anën tjetër, sa u perket gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, pasaporta e Serbisë është e para në vendin e 37-të, raporton RTKlive.
Pas këtij shteti, pasaporta më e fuqishme nga rajoni, janë ato të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në vëndin e 46, Bosnje e Hercegovinës në vendin e 51, Shqipërisë në vendin e 52, kurse e Kosovës është e fundit në vendin e 99.
Pasaporta e Serbisë në vendin e 37 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 137 vende të botës.
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 46 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 126 shtete të botës.
Pasaporta e Malit të Zi në vendin e 46 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 124 shtete të botës.
Pasaporta e Bosnje e Hercegovinës në vendin e 51 dhe poseduesi i saj ka qasje pë vizë në 118 shtete të botës.
Pasaporta e Shqipërisë në vendin e 52 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 115 shtete të botës.
Pasaporta e Kosovës në vendin e 99 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 41 shtete të botës.
Për nga fuqia, pasaporta e Kosovës ndodhet para asaj të Libanit dhe prapa asaj të Sudanit.
Ajo e Shqipërisë, për nga fuqia e saj, ndodhet prapa asaj të Rusisë dhe para pasaportës së Gjeorgjisë.
Pasaporta e Serbisë për nga fuqia, ndodhet prapa pasaportës së Paraguait dhe para Perusë.
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut ndodhet prapa asaj të Tuvalusë dhe para asaj të Malit të Zi.
Pasaporta e Malit të Zi për nga fuqia ndodhet prapa asaj të Maqedonisë së Veriut dhe para asaj të Kiribatit.
Pasaporta e Bosnje e Hercegovinës ndodhet prapa asaj të Ishujve Palau dhe para asaj të Mikronezisë.
Radhitja bazohet në të dhëna ekskluzive të mbledhura nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) – databaza më e madhe, më e saktë e informacionit të udhëtimit.
Të tjera
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...