Sport

Fundjavë plotë futboll, derbi në Angli e Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 11 December 2020

Edhe kjo fundjavë, si çdo tjetër vjen me ndeshje mjaft interesante në top ligat me të forva evropiane, shkruan Gazeta inFokus.

Në Premier Ligën angleze Manchester United pret nesër Manchster Cityn me fillim nga ora 18:30.

Vendi i gjashtë aktualisht u takon ‘Djajve të Kuq’ me 19 pikë, kurse ‘Qytetarët’ me vetëm një pikë më pak pozicionohen të shtatit.

-Advertisement-

Në Spanjë Real Madridi është nikoqir i Atletico Madridit të shtunën në ora 21:00.

Të drejtuarit e Diego Simeones mbajnë kreun e tabelës me 26 pikë, kurse ‘Los Blancos’ janë në vendin e katër me 20 sosh.

Përballje interesante nuk do të mungojnë as në Gjermani, Francë dhe Itali.

Më poshtë gjeni disa nga ndeshjet me të rëndësishme të kësaj fundjave.

Premier Ligë:

Manchester United – Manchester City, e shtunë (18:30)

Everton – Chelsea, e shtunë (21:00)

La Liga:

Real Madrid – Atletico Madris, e shtunë (21:00)

Ligue 1:

Marsielle – Monaco, e shtunë (17:00)

Bundesliga:

RB Leipzig – Werder Bremen, e shtunë (15:30)

Serie A:

Lazio – Verona, e shtunë (20:45)./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera