Lajme

FSK pranon donacion në vlerë të 75 mijë dollarëve

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 21 July 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes u ka dhuruar një donacion në vlerë prej 75 mijë dollarëve, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, thuhet se ky donacion përfshin automjetin special për transportin e personelit dhe pajisjeve specialistike për intervenime në operacione kundër materieve të rrezikshme.

“Donacione të ngjashme krahas mbështetjes në trajnime, DTRA do të vazhdoj edhe në të ardhmen për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve të mbrojtjes kimike, atomik, biologjike dhe radiologjike. Falënderim dhe mirënjohje e lartë për DTRA-në!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera